Zgjedhjet në Komitet Olimpik të Kosovës, a do të sjellin rezultate befasuese?

Sporti

Zgjedhjet në Komitet Olimpik të Kosovës, a do të sjellin rezultate befasuese?

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:17
Zgjedhjet në Komitet Olimpik të Kosovës, a do të sjellin rezultate befasuese?

Katër kandidatë deri me tash e kanë konfirmuar gojarisht kandidaturën për president të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti aktual apo që e ka këtë pozitë që 24 vite, Besim Hasani, kundërkandidat të tij janë Ismet Krasniqi, Linda Shala dhe Milaim Kelmendi. 

Afërditë Fazlija ende nuk e ka paraqitur kandidaturën, e cila po mendohet se si të veprojë deri në momentin e fundit.
Si asnjëherë me parë, sipas burimeve, do të ketë rezultate befasuese, garë e ngushtë apo me diferencë, pak ka rëndësi për momentin! 

Flitet e përflitet, se njëri nga kandidatët i ka të premtuar 60 deri 65 vota, por nuk do ta publikojmë emrin e tij, për hir të korrektësisë dhe mos dëmtimit të procesit zgjedhor, sepse mund të  ndryshojnë gjërat deri në ditën e fundit të Kuvendit zgjedhor, që mbahet me 25 mars.

Gjithçka mund të ndryshojë, sepse veç ka nisur fushata e ashpër votë për vote! 

Për hir të korrektësisë, nuk do ta lakojmë asnjë emër si favoritë për të fituar garën për president të KOK-ut. 

Ajo që dihet, do të jetë prej zgjedhjeve më atraktive dhe që pritet të sjell befasi të madhe.

Së fundit edhe Federatat e Boksit të Kosovës, ka zgjedhur kryetarin e ri dhe do të përcaktohen apo janë prëcaktuar për kë do të votojnë.

A do kemi një mashkull apo një grua në krye të KOK-ut, mbetet të shihet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat