Nehat Çitaku - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe i burgosi 8 udhëheqës...

Sporti

Nehat Çitaku - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe i burgosi 8 udhëheqës...

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:50
Thomas Bach, president i KOK-ut, në të majtë dhe Nehat Çitaku është në të djathtë

Pushtuesi serb ndërhyri në mënyrën më të vrazhdë në një nga ngjarjet e Kampionatit të Republikës së Kosovës në pingpong gjatë viteve të 90-ta, duke rrahur dhe arrestuar disa nga udhëheqësit e asaj kohe. 

Ishte moment trishtues, pasi që regjimi serb përdori forcë dhe arrestoi sportistë -  djemve që luanin me topin e celuloidit!
Nehat Çitaku i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej pingpongistëve më të mirë në vitet 90-ta (1991-1999) dhe ishte halë në sy për pushtuesin serb. 

Si sot i kujtohet Çitakut ndërhyrja e policisë serbe, saqë njërin e kishin dërguar edhe në burgim prej 30 ditësh. 

“Në një garë të organizuar nga Federata e Pingpongut të Republikës së Kosovës në Mitrovice, ndërhyri policia serbe dhe i burgosi 8 udhëheqës e lojtar, me ç’ rast Tasim Brovina dënohet me 30 ditë burg.

Garat u mbajtën në dy kafene dhe kjo njihej si burgosja e parë e sportisteve për shkak të organizimit paralel të sportit”, tregon Çitaku për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Çitaku asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve të regjimit serb, por ai së bashku me mijëra sportistë shqiptarë, i zhvilluan garat në kushte të rënda dhe e mbajtën gjallë sportin.

Çitaku që i dha shumë këtij sporti dhe po i jep ende, ndihet krenar që i bën rezistencë të fortë regjimit serb për gjatë kohës së okupimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat