Gafa e presidentit: Gratë flasin shumë, të limitojmë praninë e tyre

Sporti

Gafa e presidentit: Gratë flasin shumë, të limitojmë praninë e tyre

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:02
Gafa e presidentit: Gratë flasin shumë, të limitojmë praninë e tyre

Presidenti i komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, 83-vjeçari Yoshiro Mori, ka përfunduar në qendër të akuzave pas deklaratës së tij të fundit.

Ai e komentoi kështu planin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të rritur numrin e grave në këshillin drejtues në 40%.

“Nëse do të ketë më shumë gra në këshillin administrativ, atëherë duhet të vendosim një limit në kohën që ato do të kenë në dispozicion për të folur. Në të kundërt nuk do të përfundojmë kurrë një mbledhje. Kanë vështirësi për të mbyllur diskutimet e tyre dhe kjo është e lodhshme”, tha Miro.

Kjo është konsideruar si një deklaratë seksiste dhe është kërkuar dorëheqja e Miro, por ai ka refuzuar të largohet nga detyra. Gjithsesi, ai ka kërkuar ndjesë për këtë shprehje që tha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat