Histori tragjike, serbët ia konfiskuan pasaportën sportistes së famshme të Kosovës, që dy vëllezër sportistë i ranë dëshmorë

Sporti

Histori tragjike, serbët ia konfiskuan pasaportën sportistes së famshme të Kosovës, që dy vëllezër sportistë i ranë dëshmorë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 shkurt 2021 Në ora: 14:53
Fatlume Gjuka

Vitet e 90-ta, janë vitet më trishtuese për popullin shqiptar të Kosovës.  

Serbia shoveniste okupon Kosovën në vitet e 90-ta (1991-1999), shqiptarë dëbohen nga puna, nga shkollat, nga Universiteti, nga stadiumet dhe palestrat sportive. Regjimi serb përdorë terrorin e paparë, duke rrahur e vrarë shqiptarë pa dallim moshe dhe gjinie, vetëm pse flisni shqip. 

Ish atletja e famshme e Kosovës, Fatlume Gjuka, ka një histori tragjike të familjes së saj, Bakiri dhe Ademi, dy vëllezërit e saj i ranë dëshmorë të lirisë kundër pushtuesit serb! Familja e saj gjithmonë ka qenë e përndjekur nga regjimi serb.

Image

Vëllezërit e saj, Bakiri dhe Ademi, ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e luftuan regjimin serb. Ajo është motra e ish hendbollistit të mirënjohur, Hamza Gjuka, sot trajner në KH Vëllaznimi nga Gjakova (femrat).

Dëshmori Bakiri ka qenë futbollist i Besës në atëkohë, ndërsa Ademi portier në ekipin siç quhej atëkohë Buduçnosti. Djali i Bakirit, Albi sot është hendbollist, i ndjek hapat e axhës së tij, Hamzës dhe luan për Prishtinën. Familja Gjuka, familje sportistësh dhe patriotike.

Image

Fatlumja tregon një detaj gjatë pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe serb, se si iu konfiskua pasaporta për dy vite, pasi që ajo disa herë ishte në garat mbarëkombëtare në Shqipëri në vitet e 90-ta.

“Mbasi i kemi bojkotuar garat nëpër ish Jugosllavi dhe Serbi kemi shkuar disa herë, sidomos në vitin 1993, herën e fundi, na patën marr pasaportën mandej sa probleme kam pas ne policinë e Pejës, duke me marr në pyetje. Disa më ftuan në bisedë informative dhe ma konfiskuan pasaportën për dy vite. 

Ata më pyesni: Pse kam shkuar me vrapuar në Shqipëri e jo në Serbi.

Ata donin ta dinin a jam ende në Pejë a mos kam dal prapë në Shqipëri ilegalisht”, tregon Fatlumja për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ish atletja e mirënjohur që jeton dhe vepron New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vjen nga një fammilje patriotike dhe i ka dy vëllezër dëshmorë të lirisë, që kanë ra në luftë kundër regjimit kriminal serb.  Familje që dha shumë për Kosovë.

“Edhe baba i ndjerë ka qenë i përndjekur nga regjimi ish jugosllav dhe serb, disa herë, është marr në pyetje kur unë isha e vogël”, tregon Fatlumja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat