Krasniqi apo kundërkandidati i Hasanit!? Së shpejti lufta për të parin e KOK-ut!

Sporti

Krasniqi apo kundërkandidati i Hasanit!? Së shpejti lufta për të parin e KOK-ut!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 17:44
Krasniqi dhe Hasani

Viti 2021, gjithsesi se do të jetë një nga vitet më interesante dhe më dramatike sportive!

Deri në fund të muajt mars patjetër duhet që të mbahen zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës, ashtu është vendosur edhe në Kuvendin e punës së KOK-ut.

Së shpejti do të fillojë edhe lufta e ashpër për votë, për të parin  e Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Së pari federatat do t’i mbajnë zgjedhjet dhe pastaj fillon betejat e ashpër për president të KOK-ut. 

Ismet Krasniqi, aktualisht president i Federatës së Karatesë së Kosovës, ka konfirmuar qysh para vitit të ri, kandidaturën për të parin e KOK-ut, që do të thotë është kundërkandidat i Besim Hasanit, presidentit aktual. 

Krasniqi do të provojë që ta sfidojë Hasanin, që gjendet në krye të KOK-ut tash e 24 vite, që nga viti 1996! 
A do të kemi tjetër kandidat për kreun e KOK-ut, askush nuk e di. 

A do të jenë zgjedhjet më dramatike në historinë e Komitetit Olimpik të Kosovës, gjithçka do të shihet në ditën kur do të mbahen ato. 

Kjo është demokratike kur ka kundërkandidat, se kush do të fitojë garën pak ka rëndësi, vetëm të jenë korrekte dhe pa hile!  Pak ka rëndësi, a mbetet Besim Hasani në KOK apo do të zgjidhet president i ri, Ismet Krasniqi, aty vendos vota e kuvendarëve, ata e zgjedhjen më të mirin dhe ajo është vota e lirë e demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat