Cyrih: Gjobiten tifozët e zhurmshëm shqiptarë, por jo vetëm

Zvicra

Cyrih: Gjobiten tifozët e zhurmshëm shqiptarë, por jo vetëm

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 18:47
Ilustrim

1:0 fitoi Shqipëria kundër Rumanisë të dielën e fundit. Atëkohë shumë shqiptarë menduan se një e teta e finales ishte realitet dhe festuan fitoren nëpër bulevardet e qyteteve ku ata jetojnë, shkruan blick.ch. Ngjashëm vepruan edhe në sheshin Helvetiaplatz të Cyrihut ku dolën nëpër rrugë rreth 400 fansa. Ata i binin sirenës dhe jo pak herë shqetësuan banorët vendas.

Një fenomen i ri

Më së shumti ka shqetësuar zhurma e motorëve, thotë zëdhënësi policor Judith Hödl, përcjell botasot.info. Policia e Cyrihut ka reaguar menjëherë duke ndaluar 50 fansa shqiptarë dhe gjobitur ata sipas kundravajtjes. Shumica e tyre me rreth qindra franga.

Jo vetëm shqiptarët kanë shkaktuar zhurmë nëpër qytetet zvicerane, pasi një gjë e tillë është raportuar edhe me turqit dhe kroatët. Pas ndeshjes Spanjë-Kroaci si dhe pas Çekisë me Turqinë policia zvicerane ndaloi 80 fansa që festonin me veturat e tyre./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat