Ministria e Drejtësisë, Manjani “dorëhiqet” për 24 orë

Shqipëria

Ministria e Drejtësisë, Manjani “dorëhiqet” për 24 orë

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 21:29
Ylli Manjani

Ylli Manjani ka deleguar kompetencat e tij si ministër i Drejtësisë te zëvendësi Arben Isaraj. Urdhri i delegimit, i publikuar në Fletoren Zyrtare, vlen vetëm për datën 3 qershor dhe në të nuk jepen shpjegime mbi arsyet e veprimit të titullarit të ministrisë. “Urdhëroj delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Drejtësisë në datën 3.6.2016, zëvendësministrit të Drejtësisë, z. Arben Isaraj”, thuhet në urdhrin e firmosur nga vetë Manjani.

Praktika e delegimit të kompetencave përdoret kryesisht në rastet e largimit jashtë vendit të titullarit të ministrisë.

URDHËR

 

Nr. 4129, datë 2.6.2016

 

PËR DELEGIM KOMPETENCE

 

Në mbështetje të nenit 102, pikës 4, të Kushtetutës, nenit 7, pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, të nenit 28, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

 

URDHËROJ:


 


Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Drejtësisë në datën 3.6.2016, zëvendësministrit të Drejtësisë, z. Arben Isaraj.
Ngarkohet zëvendësministri, z. Arben Isaraj, për zbatimin e këtij urdhri.

 

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

MINISTRI I DREJTËSISË

 

Ylli Manjani

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat