3 maji në histori

Speciale

3 maji në histori

Më: 3 maj 2016 Në ora: 07:42

3 maj 1469 - Në Firence, Itali, lindi Niccolo Machiavelli - politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë.

3 maj 1494 - Xhamajka zbulohet nga Kristofor Kolombi, i cili e quan ishullin, “Shën Jago”.

3 maj 1621 - Francis Bacon akuzohet për mitmarrje. Lindur më 22 janar 1561 në Londër, Angli, Bacon kishte shërbyer në poste të larta si këshilltar ligjor e jurist në oborrin mbretëror dhe anëtar parlamenti. Disa burime thonë se akuzat ndaj tij ishin të rreme, ose ai nuk i kundërshtoi për të mbrojtur Dukën e Bukinghamit nga sulmet publike. Kështu, Bakon u dënua me gjobë të lartë dhe burg. Shpejt, dënimi iu ul, qëndroi në burg vetëm 4 ditë, aq sa u deshën për të lënduar shpirtin e tij dhe rrënuar shëndetin 60-vjeçar nga ky skandal. Bacon (1561 - 1626) ishte filozof; ai mori idetë Aristoteliane, duke argumentuar një qasje empirike njohëse si metodë shkencore, e njohur sot si metoda bekoniane. Bakon shkroi libra dhe ese, shumë prej tyre mbi fenë, moralin dhe sjelljet shoqërore.

3 maj 1810 - Lord Bajroni kaloi Hellespontin me not për 1 orë e 10 minuta. Hellesponti, sot Dardanele, ngushticë 1.3 deri 5 km e gjerë dhe 64 km e gjatë, midis Turqisë aziatike dhe evropiane, që lidh Detin Egje me Detin Marmara.

3 maj 1926 -
SHBA, shkrimtari Sinclair Lewis nderohet me çmimin “Pulitzer” për romanin “Arrowsmith”. Libri tregon historinë e suksesshme të personazhit Martin Arrowsmith, shkencëtar, mjek, ndërsa ngjit shkallën e suksesit. “Arrowsmith” shpesh krahasohet me romanin “Citadel” nga AJ Cronin (publikuar pas Arrowsmithit në vitin 1937), që gjithashtu ka të bëjë me përvojat e jetës së një mjeku të ri idealist i cili përpiqet për të sfiduar dhe përmirësuar sistemin ekzistues të praktikës mjekësore. Lewis nuk e pranoi çmimin “Pulitze”.

3 maj 1938 - Vatikani njeh qeverinë spanjolle të Francisko Frankos.

3 maj 1979 - Margaret Thatcher zgjidhet kryeministre i Anglisë, e para grua në këtë pozitë që nga viti 1721 kur posti i kryeministrit u krijua në Britani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat