Avioni me pasagjerë ulet për herë të parë në pistën e akullt (Foto)

Speciale

Avioni me pasagjerë ulet për herë të parë në pistën e akullt (Foto)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 21:27

Megjithëse avionë ushtarakë janë ulur shumë herë në këtë pistë të akullt të Antarktidës, Boeing 757 është avioni i parë me pasagjere që zbret në Union Glacier.

Avioni i linjës ajrore Loftleidir Icelandic është ulur në kontinentin e polit të jugut duke i sjellë turistët më afër se kurrë.

Pista me akullin blu formohet kur bora bie mbi akullnajë, dhe pasi ngjeshet kristalizohet.

Sipas një deklarate të bërë nga kompania ulja e avionit të enjten e kaluar u bë për të testuar aftësinë e mjetit ajror për të zbritur në një pistë të tillë.

Zakonisht kur avionët mbërrijnë nga Kili në Union Glacier mbajnë në bord vetëm ngarkesa dhe staf të reduktuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat