Pensionistja blen një shtëpi në vitin 1989 dhe pas 26 vitesh zbulon një sekret (Foto)

Speciale

Pensionistja blen një shtëpi në vitin 1989 dhe pas 26 vitesh zbulon një sekret (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:51

E moshuara blen një shtëpi me çmim modest dhe pas 26 vitesh kupton se ajo vlen jashtëzakonisht shumë para.

Gruaja e ka blerë atë në vitin 1989 dhe nuk e imagjinonte që ajo mund të fshihte një sekret të madh: vila e blerë 100 mijë dollarë, ishte projektuar nga një nga arkitektët më të mëdhenj të historisë, Frank Lloyd Wright.

Mëndja që ka projektuar “Guggenheim Museum di New York” , shumë vite më parë ka projektuar disa shtëpi, mes të cilave edhe atë të Linda McQuillen në Wisconsin, e cila daton që nga viti 1917.

Pavarësisht se shtëpia është ndërtuar shumë vite me parë, u dyshua se ajo kishte një stil të ngjashëm me atë të arkitektit dhe vetëm pas disa ditësh, mësuesja e dalë në pension zbuloi që posedonte një pasuri të madhe.

Dyshimi i saj u konfirmua nga studiuesja Mary Jane Hamilton, e cila kur hyri në ndërtesë tha se objekti ishte ndërtuar nga arkitekti i madh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat