NATO shkatërroi vilën e Musolinit mbi Sazan (Foto)

Speciale

NATO shkatërroi vilën e Musolinit mbi Sazan (Foto)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 20:05

Gjermanët nuk bëjnë reportazhe vetëm për fluksin e azilkërkuesve.

Këto ditë, kur media të shumta gjermane kanë mbërritur në vendin tonë, disa prej tyre kanë mësyrë në Sazanin e hapur për turistët.

Die Welt dhe FAZ kanë bërë reportazhe nga ky ishull.

Në reportazh thuhet se në vitet ’50, diktatori komunist, Enver Hoxha e hapi këtë ishull për aleatët sovjetikë, që synonin të mbikëqyrnin Mesdheun nga kjo pikë.

3 mijë ushtarë u vendosën në ishull.

“Mendonim vetëm për luftën, 24 orë në 24. Presioni psikologjik ishte shumë i madh,” thotë Mihal Lule, 61 vjeç, që ka jetuar për 17 vite në ishullin e vogël.

“Prej këndej mund të kontrolloj Mesdheun deri në Gjibraltar,” do të shprehej lideri sovjetik, Nikita Hrushov gjatë një vizite në vitin 1958 në bazën e nëndetëseve të Pashalimanit.

Një ishull ka plot 3600 bunkerë.

Po ashtu aty është ndërtuar një kinema e nëndheshme, një shkollë dhe një shpital.

Sot 70-vjeçari Astrit Saliaj ka mbërritur në këtë vend për t’i treguar të bijës se ku ka qëndruar për disa vite me mbi 2 mijë ushtarë të tjerë.

“Në atë kohë agresorët ishin Bashkimi Sovjetik dhe Imperializmi Amerikan,” i tregon ai të bijës.

Sot Shqipëria është vend i NATO-s, shkruajnë mediat gjermane.

Ishulli është përdorur pak nga NATO për një manovër ushtarake, gjatë së cilës u shkatërruan me bomba disa ndërtesa, edhe një vilë e ndërtuar në vitet ’30 për diktatorin italian, Benito Mussolini.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat