Katër arsye përse Donald Trump është një rrezik për SHBA

Speciale

Katër arsye përse Donald Trump është një rrezik për SHBA

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 21:29

Ramons ka dashur t’i bëjë një pyetje kandidatit Donald Trump, në një konferencë për shtyp rreth planeve për emigracionin. Mirëpo Trump ia ndërpreu atij fjalën dhe i tha se nuk ishte ftuar në këtë konferencë e kësisoj duhej të ulej në vend. Kur moderatori përkundrazi, protestoi mbi planet e Trump, një njeri nga sektori i sigurisë e përcolli atë më pas jashtë sallës. Pas pak, Ramos u desh të hynte sërish në sallë.

Trump, i cili kryeson garën brenda kampit republikan, ndër të tjera është shprehur se duhet ngritur një mur në kufi me Meksikën, për të mos inkurajuar emigrantët e tjerë ilegalë të bëjnë të njëjtën gjë.

E në këtë kontekst, ai tashmë prej shumë kundërshtarëve ka nisur të kritikohet aq ashpër, saqë kanë nisur ta cilësojnë “një rrezik për vetë SHBA-në”. Ramons vetë ka nisur një sulm masiv kundër planeve të Trump. Ja cilët janë më konkretisht katër rreziqet që vijnë nga kandidati presidencial që mbart mbi vete miliarda – nga pikëpamja e kritikut të tij më të ashpër.

“Ai e ka shndërruar racizmin dhe armiqësinë ndaj të huajve në SHBA sërish një temë sallonesh”, thotë Ramons. Trump ka sulmuar një pakicë në SHBA dhe ka thënë se do të përzërë rreth njëmbëdhjetë milionë emigrantë pa dokumente që ndodhen në tokën amerikane.
E megjithatë, ai po shënon rritje në anketime publike e në gjirin e republikanëve kryeson. Por një gjysmë viti, para se të niste kjo fushatë, sondazhet e deriatëhershme nuk flisnin shumë për të. Nëse ndodh që t’i vërë në jetë ato që thotë, shumë republikanë do ia heqin përkrahjen, mendojnë disa.

Rrethi i mbështetësve të Trump, ndërkaq, është zmadhuar, argumenton Ramons. Dhe në fakt ai është njeriu me modelin e veçantë të flokëve, që po kthehet në një fenomen për mediat. “Trump zëlartë sigurisht se po i shton kuotat e tyre të audicionit”, siç mendon edhe një vëzhgues në Uashington. Askush nuk tërheq kaq shumë spektatorë pas vetes sa Trump.
Amerikanët duan pra të ashtuquajturit “Outsiders”, të cilët mund ta vënë në pikëpyetje establishmentin aktual. Dhe për mediat vlen thënia: Sa më i zhurmshëm, aq më i mirë – të paktën në fazën fillestare, për sa kohë që nuk mendohet seriozisht.

Trump u ngjit në skenën e fushatës presidenciale si një njeri antipolitik, antiestablishment. Ai u shmanget pyetjeve dhe nuk i pëlqen të hyjë në detaje, thotë Ramons. “Ne do ta bëjmë sërish të madh vendin tonë”, premton ai. E këtu ai nuk ka kurrfarë droje të premtojë edhe mrekullinë nga qielli. Disa njerëz besojnë se 69-vjeçari vetë as që e merr fare seriozisht gjithë këtë histori.
“Trump e bën këtë, pasi kështu mendon se është mirë për biznesin e tij – dhe për egon e tij”, thotë nga ana tjetër një ekspert gjerman, që është i angazhuar pranë një instituti në Uashington.

“Trump është rezultat i platformave të mendimit republikan”, thotë Ramons. Idetë e tij në këtë mënyrë, nuk janë të reja. Trump, i cili kryeson në renditjen e republikanëve, ndër të tjera dëshiron që të ngrejë një mur në kufi me Meksikën për të trembur apo dekurajuar emigrantët ilegalë.
Kur manjati i ndërtimeve nga Nju Jorku në qershor hodhi në ring kapelën e tij, shumë komentatorë politikë reaguan me një nënqeshje, sikur kandidatura e tij t’i kishte prekur ato personalisht dhe sjellë keqardhje. Një njeri nga bota e parave me “gojë të madhe” dhe pa nivel. Trump ishte pikëpyetja më e madhe. Mirëpo tani ai po kryeson në sondazhe.

Burimi: Huffington Post

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat