The Petrifying Well, pusi që i kthen objektet në gurë (Foto)

Speciale

The Petrifying Well, pusi që i kthen objektet në gurë (Foto)

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 23:48

Në Angli ekziston një vend që ka fuqi të çuditshme. Çdo gjë që laget me ujë, pranë vendit të quajtur ‘The Petrifying Well’ në qytetin Knaresborough, gurëzohet.

Me kalimin e viteve, ky vend është kthyer në destinacion turistik. Sipas legjendave antike, bëhet fjalë për një vend të mallkuar. Gjithmonë çdo objekt që laget nga ky ujë, kthehet në gurë. Transformimi u përket kryesisht elementëve natyrorë, si degë, gjethe por edhe kafshë. Anët e pusit, ku rrjedh uji duket si koka e një gjigandi.

Pasi zbuluan fuqinë e pusit, njerëzit lanë aty objekte që pas disa javësh, ato u gurëzuan. Tek pusi mund të gjendet një kapele e stilit vektorian dhe disa sende që mund t’i përkasin shekullit XIX, por edhe një arush pelushi. Pusi ishte i njohur nga vendasit që nga shekujt e kaluar, të cilët kanë konsumuar disa pika uji me shpresën se ai kishte fuqi shëruese.

Pusi ka filluar të bëhet një atraksion i vërtetë turistik që prej viti 1630, kohë kur nisën organizimet e para me guidë. Përse objektet kthehen në gurë? Një analizë shkencore ka zbuluar misterin e procesit të guëzimit. Uji i këtij pusi ka një përmbajtje të lartë të mineraleve, të njëjta me stalaktitet dhe stalagmitet që formohen nëpër shpella.

Megjithatë mbetet mahnitëse shpejtësia e gurëzimit të objekteve. Objekte të vogla apo lodrat gurëzohen brenda disa muajve. Mes objekteve të gurëzuara gjenden unaza, veshje, enë kuzhine, madje edhe një biçikletë.

Do të ju pëlqente që të shkonit në këtë vend “magjik”? Kujdes, edhe pse: për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve, është e rekomandueshme që të mos pini nga ky pus!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat