“The Telegraph” për Bjeshkët e Namuna: Janë një mrekulli

Speciale

“The Telegraph” për Bjeshkët e Namuna: Janë një mrekulli

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:14

Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull Bjeshkëve të Namuna në veriun e Shqipërisë

“Mos u mashtroni nga emri që kanë këto male, sepse kur të arrini në majën e tyre do të ndiheni të bekuar” – shkruan autori James Ottery në gazetën prestigjioze angleze.

Më tej vazhdon: “Për eksploruesit e maleve që pëlqejnë rrugët më të largëta, peizazhin mahnitës dhe mikpritjen ballkanase, kjo ecje tetë-ditore paraqitet si një nga aventurat më të mëdha verore në rajon”.

“Shqipëria është në çfarëdolloj forme një destinacion i epërm udhëtimi, është krenare, tepër e bukur dhe e pasur në tradita, por sa i takon ecjes nëpër male ajo është një shteg i paharrueshëm”, shkruan gazetari.

Ky shteg evropian ndodhet në një pjesë të izoluar por të mrekullueshme të kontinentit dhe shtrihet në brezin Dinarik të Alpeve Evropiane.

Edhe pse shiu gjatë verës është i rrallë, moti gjithsesi mund të jetë i pa qëndrueshëm, kështu që në ç’do moment mund të ketë shi. Turistët e vizitojnë shpesh këtë zonë dhe lenë përshtypjet e tyre më të mira për këtë brez malor shqiptarë.

Peizazhi i bukur natyror me lugina të thella e male të larta, janë një joshje për aventurierët e natyrës.

Mikpritja në këto zona të larta nuk është më pak e mrekullueshme.

Malet kanë disa fshatra të lidhura me njëri-tjetrin, kështu që akomodimi kryesisht kryhet në shtëpiza të vogla fshati. Dhomat kanë dritare të vogla dhe një vakt të kënaqshëm.

Çdo kush që e vlerëson magjepsjen e pastër të aventurës, ka disa mundësi edhe më tërheqëse për të ngjitur disa prej majave më të pa arritshme të Ballkanit, duke përdorur veshje të përshtatshme sportive si dhe rroba që të mbrojnë nga dielli, për të hyrë në zemrën e Bjeshkëve të Namuna.

Shumica e shtigjeve është e aksesueshme vetëm gjatë muajve të verës, ç’ka e bën edhe më të magjishme virgjërinë e tyre.
Ushqimi i preferuar i malit që mund të provohen janë trofta e egër e pjekur si dhe rakia e kumbullës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat