Mbyllet universiteti, nuk u regjistrua asnjë student (Foto)

Speciale

Mbyllet universiteti, nuk u regjistrua asnjë student (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:59

Një universitet në Londër u detyrua të mbyllej vetëm pas një viti, pasi asnjë student nuk aplikoi për t’u regjistruar.

“The Independent” raporton se, Universiteti i South Wale (UWS) u hap vitin e kaluar në zonën e Dockland, Londër. Ai kushtoi 300,000 paund, ndërkohë që premtoi të ofronte një gamë studimesh universitare, pasuniversitare dhe kurse profesionale në fushat e ligjit, shërbimeve financiare dhe sigurisë së informacionit.

Universiteti tha se po shpresonte që të kishte më shumë studentë të huaj, por ashpërsimi i rregulloreve për viza nga ana e qeverisë i detyroi që ta mbyllnin dy vite para se sa ishte parashikuar.

Rreth 75 vende pune janë në rrezik. Mbyllja e këtij universiteti është komentuar si “goditje në fytyrë” për anëtaret e universitetit dhe është thënë që këto para, do të mund të ishin investuar më mirë në kampuse të universiteteve të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat