Fenomeni, prindërit në Kenia u vendosin foshnjave emra të familjes Obama (Foto)

Speciale

Fenomeni, prindërit në Kenia u vendosin foshnjave emra të familjes Obama (Foto)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 22:21

Diçka e pazakontë po ndodh këto ditë në Kenia. Prindërit e rreth 20 foshnjave që janë ardhur në jetë gjatë kohës së vizitës së presidentit amerikan, Barack Obamës në Nairobi u kanë vendosur emrat e familjes presidenciale amerikane, shkruan sot gazeta lokale “The Star”.

Djemve, u është vendosur emri Barack Obama, ku mbiemri përfshihet në emër, ndërsa vajzave u vendosën emrin e bashkëshortes së Obamës, Michele dhe të vajzave të tyre, Malia dhe Sasha.

Ky veprim duket se ka në mes edhe pak besëtytni. Prindërit besojnë se foshnjat e tyre do të jenë të suksesshme në jetë. “Shpresoj që foshnja ime të rritet shëndoshë e mirë dhe të ndjekë hapat e personit që i ka marrë emrin”, shtoi një prind që i ka vënë emrin vajzës Michele.

Ndërsa disa të tjerë thonë se emri u është vënë foshnjave në mënyrë që të kujtohet vizita historike e Barack Obamës në Kenia. Obama është në një vizitë katërditore në Kenia dhe Etiopi kushtuar luftës kundër terrorizmit, për rimëkëmbjen e ekonomike dhe të drejtat e njeriut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat