“Masakra e Libofshës” dhe dënimi i fundit me vdekje në Shqipërinë e viteve ’90-të

Speciale

“Masakra e Libofshës” dhe dënimi i fundit me vdekje në Shqipërinë e viteve ’90-të

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:16

Dy personat janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit dhe u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Ata vranë pesë persona, mes tyre një foshnjë 8 muajshe.

Një foto interesante nga rrjeti. Ky është dënimi i fundit me vdekje i aplikuar në Shqipëri, varje në mes të qytetit. Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë kur dy vëllëzërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen e familjes.

Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes. Plot 5 të vdekur.

Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Varja u bë me 25 qershor 1992 (siç shihet në foto) në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat