Dy skica të rralla të Skënderbeut (Foto)

Speciale

Dy skica të rralla të Skënderbeut (Foto)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:38

Këto dy skica janë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në to, Skënderbeu paraqitet krejt ndryshe nga portretet që jemi mësuar të shohim. Sipas studiuesit Agron Luka, skicat i përkasin shekullit XVI ku Gjergj Kastrioti paraqitet me skeptrin dhe heraldikën e tij.

Luka shkruan në profilin e tij në “Facebook” se Papa Kalikti III dhe Papa Piu II i kishin premtuar Gjergj Kastriotit se do të bënin një ceremoni në nder të tij, për ta njohur si mbret të Shqipërisë (Albanisë) dhe Epirit. Madje Luka pohon se dekreti papnor ekziston, por vendi ynë s’ka bërë asgjë për ta gjetur.


Luka shpjegon se në skicën e parë, Skënderbeu ishte në moshë të re, ndërsa e dyta, e paraqet Skënderbeun në moshë më të thyer. Megjithatë, këto dy skica, edhe pse mbajnë emrin e Gjergj Kastriotit, akoma nuk janë vërtetuar se janë bazuar në pamjen e tij reale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat