Një vrimë nënujore "përpin" liqenin, ku përfundon i gjithë uji?

Speciale

Një vrimë nënujore "përpin" liqenin, ku përfundon i gjithë uji?

Më: 3 maj 2015 Në ora: 22:39

“Liqeni i humbur” i Oregonit në SHBA ka një sekret të fshehtë dhe të errët.

Pjesën më të madhe të vitit, ai ngjan si çdo liqen tjetër, i qetë dhe frymëzues.

Por kur mbërrin dimri, një vrimë misterioze fillon të shfaqet në sipërfaqen e tij ujore, duke “thithur” ujë pafund drejt thellësive misterioze. Shpjegimet se ku shkon i gjithë uji që thithet nga gropa janë shumë relative.

Gjeologët pohojnë se terreni vullkanik i zonës shkakton rrjedhje të ujit. Ata besojnë se një tub llave shtrihet nën liqen.

Kur llava ftohet formon disa tuba të zbrazur në formën e tuneleve të mëdha, që më pas shndërrohen në gropa të mëdha që thithin ujë. Sidoqoftë, kjo përpjekje për ta spjeguar shkencërisht fenomenin nuk e zbeh anën misterioze të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat