Aventura shqiptare e infermiereve amerikane (Video)

Speciale

Aventura shqiptare e infermiereve amerikane (Video)

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:42

Në 8 nëntor të vitit 1943, i shfaqur krejt papritur mes linjave të pushtimit nazist, një avion ushtarak amerikan, që transportonte një ekip mjekësor, bëri ulje të detyruar në afërsi të fshatit Belsh të Elbasanit. Pas uljes, të gjithë njerëzit që gjendeshin në bord, 13 infermiere, 13 mjekë dhe katër anëtarë të ekuipazhit të avionit, u mikpritën, u fshehën dhe shpëtuan fillimisht nga banorët e zonës dhe më pas nga të gjithë ata shqiptarë, me të cilët i bashkoi rastësia gjatë rrugëtimit prej dy muajësh në këmbë drejt mundësisë së evakuimit përmes detit. Më 9 janar të vitit 1944 që të gjithë amerikanët, me zero humbje, mbërritën në brigjet e Barit të Itali. Ky operacion shpëtimi është kosideruar si një nga më të sukseshmit e gjithë Luftës së Dytë Botërore përsa i përket evakuimit të një ekipi mjekësor të mbetur në prapavijat armike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat