“Der Spiegel”, Dosja e fshehtë: Si u themelua Shteti Islamik

Speciale

“Der Spiegel”, Dosja e fshehtë: Si u themelua Shteti Islamik

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:19

Revista gjermane “Der Spiegel” ka arritur të shtjerë në dorë dosjet sekrete të një ish-oficeri irakian, që ishte koka e krijimit të Shtetit Islamik në Siri dhe që humbi jetën në janar të vitit 2014.

Ato portretizojnë një organizatë, e cila ndërsa në pamje të parë duket se nxitet nga fanatizmi fetar, në të vërtetë bën llogaritje shumë gjakftohta. Dhe, duke ndjekur “parimet” që i lexon tek George Orwelli, ka krijuar një strukturë të ngjashme me STASI-n e Gjermanisë Lindore.

I përmbajtur. I sjellshëm. Miklues. Jashtëzakonisht i vëmendshëm. I pandershëm. I padepërtueshëm. I lig. Rebelët në Sirinë e veriut, duke kujtuar takimet muaj më vonë, kujtojnë aspekte krejtësisht të ndryshme të tij. Por bien dakord mbi një gjë: “Ne kurrë nuk e dinim saktësisht, se cilin kishim përballë”.

Në fakt, as ata që e qëlluan dhe e vranë, pas një përleshje të shkurtër me armë në qytetin e Tal Rifatit në një mëngjes janari të vitit të shkuar, nuk e dinin identitetin e vërtetë të njeriut rreth të pesëdhjetave.

Ata ishin vetëm në dijeni, se kishin vrarë liderin strategjik të grupit që e quan veten “Shteti Islamik”.

Fakti që kjo ndodhi ishte rezultat i një llogaritje të gabuar, të rrallë, por fatale, nga ana e projektuesit të shkëlqyer. Rebelët lokale e vendosën kufomën në një frigorifer, në të cilin ata synonin ta varrosnin.

Vetëm më vonë, kur e kuptuan sa i rëndësishëm kishte qenë ai njeri, ata e zhvarrosën trupin.

Samir Abd Muhammad Al-Khlifavi ishte emri i vërtetë i irakianit, por askush nuk e njihte me këtë emër.

Edhe pseudonimi i tij më i njohur, Haxhi Bekri, nuk ishte i njohur gjerësisht. Por kjo ishte pikërisht pjesë e planit. Ish-koloneli në shërbimin e inteligjencës së forcave ajrore të mbrojtjes të Sadam Hyseinit, tërhoqi në fshehtësi fijet tek ISIS-i, për vite me rradhë.

Ish-anëtarët e grupit e patën përmendur në mënyrë të përsëritur si një nga figurat e tij kryesore.

Megjithatë, nuk ishte e qartë se cili ishte saktësisht roli i tij. Por kur arkitekti i Shtetit Islamik vdiq, ai la pas diçka që kishte për qëllim ta mbante rreptësisht të fshehtë: projektin për këtë shtet.

Kjo është një dosje e plotë e shkruar me dorë nga listat organizative, rekruktimet, shantazhi, vrasjet, të cilat përshkruajnë si një vend mund të nënshtrohet gradualisht…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat