Si mund ta aneksojë Rusia Arktikun

Speciale

Si mund ta aneksojë Rusia Arktikun

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:49

Tensionet janë rritur disi në Arktik, pas lajmit se rusët do të fillojnë një stërvitje të madhe ushtarake në rajon. Pothuajse 40 mijë ushtarakë, 41 luftanije dhe 15 nëndetëse, do të marrin pjesë në stërvitje, për t’i patur ato të gatishmëri për luftë, një shfaqje kjo e madhe e fuqisë, në një rajon i cili ka qenë prej kohësh një zonë me interes strategjik për Rusinë.

Rusia mund të rihartojë kufijtë kombëtarë në Evropë, sikurse po ripohon edhe ndikimin e saj gjeopolitik, por kufijtë ekuivalentë në Arktik, nuk janë ndarë në mënyrë të qartë. Historikisht, ka qenë shumë më e vështirë për shtetet të mbrojnë sovranitetin mbi oqean sesa mbi tokë, madje edhe në rastet ku ujërat janë të mbuluara nga akulli për shumicën e vitit. Për shekuj me radhë, shkalla në të cilën një shtet-komb mund të kontrollojë zonat e tij bregdetare, bazohet tek i ashtuquajturi rregulli i të shtënës së topit, tre milje detare larg nga bregu, ose distanca ku mbërrinte predha e topit.

Por kjo ndryshoi pas Luftës së Dytë Botërore, duke çuar në miratimin e Ligjit të Kombeve të Bashkuara të Konventës Detit (UNCLOS) në vitin 1982. Nën këtë konventë, çdo nënshkruesi i është dhënë e drejta, për të deklaruar ujërat territoriale deri në 12 milje detare nga bregu dhe një zone ekonomike ekskluzive, deri në 200 milje për aktivitete tregtare, të tilla si peshkimi dhe eksplorimi i naftës. Nënshkruesit mund të zgjasin sovranitetin e tyre përtej kufijve të kësaj zone me një shtesë prej 150 miljesh detare, nëse ato mund të provojnë se shelfi i tyre kontinental shtrihet përtej 200 miljesh detare nga bregu.

Vendbanime të rregullta

Është mjaft e zakonshme të lexosh mbi një “përleshje për Arktikun”, në të cilin shtetet në fjalë Danimarka, Norvegjia, Kanadaja, Rusia dhe SHBA-ja garojnë për të ndarë këtë rajon ndërmjet tyre. Në fakt, ky nuk është një përshkrim shumë i saktë. Ka dy dimensione zhvillimesh në rajon, një ligjor dhe tjetri politik. Në terma ligjore, këto 5 shtete bregdetare kanë kërkuar të përdorin UNCLOS, për të vendosur kufijtë mes tyre në këtë rajon, si dhe pohojnë përparësinë e tyre mbi pjesën dërrmuese të Oqeanit Arktik dhe shtratin e detit poshtë (me përjashtim të SHBA-së, e cila duhet të ratifikojë konventën).

Kanadaja dhe Rusia kanë përdorur edhe dispozitat e veçanta, të parashikuara nga Neni 234 i UNCLOS, në lidhje me të drejtën për të rregulluar ujërat mbi akull dhe forcuar autoritetin e tyre mbi rrugët e anijeve (Kalimi Verilindor dhe Rruga e Detit Verior). Në vitin 2008, 5 shtetet firmosën Deklaratën e Ilulisatit, duke miratuar “zgjidhjen e rregullt të çdo kërkesë të mundshme mbi mbivendosjet”, duke përdorur kuadrin ligjor të parashikuar nga ligji i detit.

Kjo është reflektuar në pretendimet mbi shelfin kontinental, që ata kanë dorëzuar në OKB-në gjatë 15 viteve të fundit: Rusia (2001), Norvegjia (2006), Kanadaja (2013) dhe Danimarka (2014). Këto parashtresa janë të gjitha pretendime për një zgjatje të të drejtave ekskluzive mbi shelfin kontinental, përtej 200 miljeve detare nga çdo lloj kufiri tokësor. Kjo lë vetëm një zonë të vogël të lirë në Oqeanin Arktik, por gjithashtu ngre çështje qëndrore rreth territoreve të ndryshme, ku më shumë se një shtet ka paraqitur kërkesa.

Në mesin e paditësve, Rusisë i është kërkuar nga OKB-ja, të paraqesin prova të tjera shkencore në mbështetje të pretendimeve të saj. Kjo nuk ka ndodhur ende për shtetet e tjera, por kur ajo të ndodhë do të marrë gjithësesi kohë që pretendimet e tyre të shqyrtohen, dhe kjo ende mund të ndryshojë. Derikur SHBA-ja të vendosë të ratifikojë UNCLOS, ajo s’mund të paraqesë asnjë kërkesë.

Kufij të pasigurtë

Dispozitat ligjore deri diku po respektohen. Çështja mbetet: Çfarë ndodh nëse shtetet përreth Arktikut bëhen më kërkues në caktimin e kufijve të tyre kombëtare? Kanadaja dhe Danimarka, kanë bërë ndërmarrë angazhime të mëdha për të mbështetur pretendimet e tyre, duke përfshirë edhe zhvillimin e strategjive të reja të sigurisë. Për shembull, në vitin 2012, Danimarka krijoi një komandë të specializuar ushtarake për të ruajtur territoret e saj në Arktik.

Por, gjatë dekadës së fundit, është Rusia ajo që ka shpallur planet më të rëndësishme për të vendosur atje forcat e saj të sigurisë, madje para se të fillonte stërvitjen e fundit. Në terren, Rusia aktualisht ka për të fituar më shumë nga zhvillimi industrial i zonës së saj në Arktik. Arktiku rus përmban rezerva të konsiderueshme të hidrokarbureve, diamanteve, metaleve dhe mineraleve të tjera me një vlerë të llogaritur prej më shumë se 22.4 trilionë dollarë. Zona është tashmë një prodhues i madh i metaleve të rralla e të çmuara dhe me fusha të rëndësishme të naftës dhe të gazit.

Kjo e bën të lehtë të kuptohet se përse Kremlini njoftoi në vitin 2008 se do të përdorë zonën e Arktikut si një “bazë strategjike të burimeve” për zhvillimin socio-ekonomik të Rusisë në shekullin e XXI-të. Në vitin 2013, Kremlini theksoi me tej se një zhvillim i tillë do të ishte shumë i varur nga investimet e huaja, teknologjia dhe ekspertiza. Por kjo hapje e dukshme ndaj biznesit të huaj është shoqëruar nga një ndjenjë e fortë pasigurie rreth ruajtjes së ndikimit dhe autoritetit të Rusisë në rajon. Ka një shqetësim ndaj bllokut perëndimor, të formuar në kuadër të Këshillit Arktik (pesë shtete bregdetare plus Finlanda, Islanda dhe Suedia), dhe ka preferuar të angazhohen shtetet e tjera Arktik mbi baza dypalëshe ose rajonale. Rusia, është veçanërisht e shqetësuar rreth potencialit që BE dhe NATO të bëhen më aktive në çështjet e Arktikut, duke pasur parasysh se të gjitha shtetet e tjera, janë anëtare të njërës ose të dyja këtyre organizatave.

Vladimir Putini ka folur publikisht për nevojën mbajtjes së tensionit në minimum në Arktik, ndërsa po fillon zbatimin e programin të tij të gjerë ushtarak dhe të sigurisë në rajon, në të njëjtën kohë duke vendosur një komandë të re strategjike në Arktik dhjetor e shkuar. Kremlini e ka treguar me përgjigjen e tij ndaj incidentit me lëvizjen Greenpeace, kur aktivistët e mjedisit u përpoqën të pushtojnë një platformë ruse të naftës në vitin 2013, duke theksuar se Moska nuk do të tolerojë asnjë kërcënim për veprimtarinë e tij ekonomike në Arktik, dhe as të lejojë ndonjë precedent që mund të minojë autoritetin e saj mbi ato që në thelb i konsideron si ujërat e saj territoriale.

Pasiguritë e ardhshme

Rusia do të paraqesë këtë vit një kërkesë të re për zgjerimin e zonës së saj ekonomike në Oqeanin Arktik në OKB (që përfshin një sipërfaqe prej afërsisht 1.2 milionë kilometra katrorë). Tashmë zyrtarët në Rusi po e paraqesin situatën si një provë nëse komuniteti shkencor ndërkombëtar do të pranojë shkencën ruse.

Një refuzim i dytë i kërkesave ruse në Arktik mund të ushqejnë më tej shqetësimet ruse mbi rrethimin nga rivalët perëndimorë.

Nga ana tjetër, nëse pretendimi i Rusisë pranohet, pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar mund të bëhet me të drejtë e shqetësuar për mënyrën sesi Kremlini do ta ushtrojë autoritetin e vet brenda këtyre kufijve detarë, të zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme në Arktik. Kjo për shkak se Rusia, ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë Nenin 234 të UNCLOS, për të ushtruar autoritetin e plotë në zonën e saj ekonomike, me pak konsideratë për të drejtën e kalimit të pafajshëm.

Përkeqësimi i marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin, ka gjasa vetëm të degradohet më tej për Kremlinin, kur është fjala për zgjidhjen e kufijve të tij detare në Arktik. Rusia ka mbetur e angazhuar në Këshillin e Arktikut, dhe ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që ajo zonë të mbetet jashtë pasojave që vijnë nga kriza në Ukrainë. Megjithatë, në vitet e ardhshme, fqinjët e Rusisë ka të ngjarë të mbeten të shqetësuar mbi mënyrën sesi saktësisht Kremlini planifikon të negociojë dhe sigurojë kufijtë e tij përgjatë kufirit të saj të Arktikut.bota.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat