A ishte kjo Shqipëria e vitit 1939? Fotografi të rralla të asaj kohe! (Foto)

Speciale

A ishte kjo Shqipëria e vitit 1939? Fotografi të rralla të asaj kohe! (Foto)

Më: 28 mars 2015 Në ora: 21:48

Giuseppe Massani ishte një fotograf italian. Thuhet se kishte lindur në Romë në vitin 1901 dhe kishte studiuar në Universitetin e Bolonjes në fillimin e viteve 1920.

Massani u bë një mbështetës i flaktë i lëvizjes në rritje fashiste në Itali dhe bëri emër me një album të parë me foto të Musolinit dhe fashizmit italian, La sua terra [Toka e tij], në Bergamo 1936.

Ai pastaj filloi botimin e albumeve nga rajone të ndryshme të Italisë: Sicilia në 1938 dhe Liguria në vitin 1939.

Në prill të vitit 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe u bë pjesë e Perandorisë së re Romake të Musolinit.

Ishte ky momenti i duhur për Massanin për të prezantuar “territorin e ri të Italisë” përtej Adriatikut për publikun italian.

Nuk ka dyshim se me mbështetjen e qeverisë italiane, ai udhëtoi gjerësisht në Shqipëri në vitin 1940 dhe kishte prodhuar disa nga fotot më të mira zi-e-bardhë të bëra ndonjëherë në Shqipëri.

>>Për të shikuar të gjithë albumin, klikoni KËTU

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat