Në Mars ka ekzistuar oqeani sa ai i Atlantikut (Video)

Speciale

Në Mars ka ekzistuar oqeani sa ai i Atlantikut (Video)

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:11

Në planetin Mars para 3.5 miliardë vitesh ka ekzistuar një oqean i madhësisë së Atlantikut, duke mbuluar 19 për qind të hapësirës së Marsit, kurse në disa vende thellësia e tij ka shkuar deri në 1.6 kilometra, thonë shkencëtarët e Agjencisë amerikane të Hapësirës në studimin e publikuar në Science.

Duke analizuar atmosferën në Mars, kërkuesit kanë ardhur në përfundim se “Planeti i Kuq” e ka humbur 87 për qind të ujit të tij në hapësirë. Të kujtojmë se Atlantiku përfshinë 17 për qind të hapësirës së Tokës.

Në Mars dikur ka pasur aq shumë ujë saqë i gjithë planeti mund të mbulohej me të, dhe atë në lartësi prej 137 metrash, theksojnë në NASA.

Shkenctarët, megjithatë, besojnë se uji e ka formuar oqeanin e madh i cili e ka zënë gjysmën e himisferës së Marsit.
Duke pas parasysh gjeologjinë e tij, kjo pjesë e planetit shihet si vendi më i favorshëm për ekzistimin e oqeanit.
“Studimi ynë ofron vlerësim të mirë për ujin që ka ekzistuar në Mars”, ka thënë Heronimo Villanueva, hulumtues në NASA.

“Duke iu falënderuar këtij studimi, mund ta kuptojmë më mirë historinë e ujit në Mars”, ka shtuar ai.

Vlerësimi më i ri bazohet edhe në detajet e përllogaritjes se ujit të zakonshëm që përbëhet nga një atom i oksigjenit dhe dy atoma të hidrogjenit (H2O) dhe ujit të rëndë në një atom të deuteriumit që e zëvendëson një atom të hidrogjenit (HDO).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat