Ndjeshmëria ndaj figurave fetare

Speciale

Ndjeshmëria ndaj figurave fetare

Më: 25 janar 2015 Në ora: 19:14

Terroristët që vranë 12 punonjësit e një reviste satirike franceze në fillim të këtij muaji thanë se ishin të zemëruar lidhur me karikaturat e saj të profetit Muhamed. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jerome Socolovsky vizitoi një muze arti këtu në Uashington dhe zbuloi se ndjeshmëria ndaj figurave fetare nuk është unike vetëm për fenë islame.

Masakra në revistën Charlie Hebdo thekson edhe njëherë se Perëndimi nuk ndan gjithmonë tabutë artistike të pjesës tjetër të botës.

“Ata që nuk janë myslimanë mund të kenë vështirësi për të kuptuar ndjenjat e myslimanëve për profetin e tyre Muhammad. Por ky muze është kritikuar për një ekspozitën se si është portretizuar Shën Maria, nëna e Jezu Krishtit në artin evropian..”

Përmes ekspozitës së tanishme, Muzeu Kombëtar i Grave në Art kërkon të tregojë sesi Shën Maria mori trajta humane në përfytyrimin e njerëzve. Por muzeu u kritikua që nuk pranoi tp ekspozonte portretizimet më pak të pëlqyera nga artistët modernë.

“Kjo është vepër e Motrës Orsola Caccia ...”

Drejtoresha e muzeut Susan Fisher Sterling thotë se njerëzit janë të ndjeshëm rreth fesë në art.

“Besoj se në se flasim për Shën Marinë apo për figura të tjera fetare, përgjigja është emocionale. Kur flet për gjëra që janë të rrënjosura kaq thellë në psikologjinë dhe zemrat e njerëzve, mendoj se është një subjekt i ngarkuar me emocione.”

Murgesha Marie-Bernard e admiron pikturën e epokës së Rilindjes të quajtur “Virgjëresha dhe Fëmija.” Ajo i përket urdhërit Skllevërit e Zemrës së Shenjtë të Maries. Dhe kush mund të thotë se qënia e tyre këtu nuk është dëshira e Zotit?

“Ishim duke shkuar në një konferencë për lëvizjen pro-jetës dhe ndërsa po ecnim pamë një fotografi të nënës së bekuar në anë të muzeut ku shkruhej – Takoni Marinë, kështu që thamë, duhet të shkojmë patjetër!”

Murgesha Marie-Bernard beson se galeri të tjera nuk duhet të kishin ekspozuar vepra të tilla si piktura e shekullit të 20th, me motive vulgare.

“M’u duk e tmerrshme që kjo mund të lejohej, qoftë edhe në art, të shihet kur artistët në shekuj janë përpjekur kaq shumë të përshkruajnë Shën Marinë aq bukur si mund ta shohim edhe këtu.”

Për këto murgesha, nuk ka asnjë kufi për mënyrat sublime të përshkrimit të një gruaje të cilës ato i kanë dedikuar jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat