A e dini kush është shteti më i popullarizuar në botë!?

Speciale

A e dini kush është shteti më i popullarizuar në botë!?

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 20:09

Hulumtimet e fundit tregojnë se SHBA nuk është më vendi më i popullarizuar në botë, pasi që këtë vend tani ia ka marrë Gjermania me etikën e saj në punë dhe me cilësi të lartë të jetës.
Pas pesë vitesh, gjermanët kanë arritur të mundin kundërshtarët e tyre në këtë garë prestigjioze.

Ky studim ka për qëllim të ndihmojë qeveritë dhe organizatat që menaxhojnë punët e shtetit, të krijojnë bashkëpunime të ndërsjella, në mënyrë që të krijojnë imazhe dhe reputacione të mira për vendet e tyre.

Studimi i këtij viti përfshinte njëzetmijë respondentë nga 50 vende, që kanë shprehur mendimet e tyre në rrafshin e kulturës, turizmit dhe popullit.

Ajo se çfarë ka kontribuar në pozicionimin e gjermanëve në vendin e parë, është edhe ekipi kombëtar gjerman i futbollit, i cili u shpall kampion bote në vitin 2014.

Përveç suksesit në sport, edhe një ekonomi e qëndrueshme dhe qeverisja e mirë e kanë bërë këtë vend një fitues absolut.

SHBA ka mbetur në krye në fushën e kulturës bashkëkohore, por ka dështuar në fushën e paqes globale dhe të sigurisë, në saje të marrëdhënieve jo të mira me Rusinë dhe situatën në vendet islamike.

Renditja e vendeve më të popullarizuara në botë është kjo:

1. Gjermania
2. SHBA
3. Mbretëria e Bashkuar
4. Franca
5. Kanada
6. Japonia
7. Italia
8. Zvicra
9. Australia
10. Suedia

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat