Profeti Muhamed kishte parashikuar ardhjen e ISIS-it (Video)

Speciale

Profeti Muhamed kishte parashikuar ardhjen e ISIS-it (Video)

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:10

Ata do të kenë një flamur të zi. Do t'i kenë flokët që u përngjajnë grave. Do të thirren me emra të shteteve të tyre si "Ebu Filani" (psh. Ebu Bagdadi) e jo me emra të fiseve siç thirren në të gjithë botën njerëzit.
Do të trajtojnë të burgosurit ashtu siç nuk e lejon feja islame. Do t'u thonë të tjerëve se Kur'ani thotë se të gjithë njerëzit e feve të tjera e kanë gabim. Do t'i përndjekin komunitetet tjera jo islame, gjë që nuk e lejona feja islame.

Do ta komentojë vet Kur'anin dhe nuk do t'i lejojnë dijetarët ta bëjnë këtë. Këto janë vetëm disa kuptimet e haditheve që i ligjëron Sheiku Hamza Yusuf.

Sipas tij, kur Profeti Muhamed i ka folur këto hadithe, ka aluduar në njerëz siç janë anëtarët e ISIS-it sot.

Hadithet e Profetit Muhamed, e kanë paralajmëruar ardhjen e ISIS-it. Në to, është përshkruar edhe pamja e atyre që do të jenë pjesë e këtij grupi.

Sipas një ligjërate të Sheik Hamza Yusuf, hadithet e Profetit Muhamed, flasin edhe për shenjat që do t'i kenë anëtarët e ISIS-it, duke u nisur nga pamje e tyre, siç janë flokët e gjata dhe flamuri i zi.

Sipas tij, hadithi i Profetit thotë se kur të shihni një flamur të zi, duhet të uleni në tokë pasi që ai është shenjë e "fitnes" që njihet si "përçarje".

"E them këtu, unë e them se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin", thotë Hamza Yusuf.

"Kur të shini flamujt e zinj, ngjituni në tokë dhe mos lëvizni as duar as këmbë", thotë ai duke cituar një hadith të Profetit Muhamed.

Ai thotë se bazuar në "hutbetë" (ligjëratat) e Profetit Muhamed dhe hadithet e tij, të burgosurit nuk duhet trajtuar ashtu siç i trajton ISIS-i.

Ai thotë se ISIS-i janë pasues të djallit që shkaktojnë përçarje në fenë islame dhe në botë.

Hamza Yusuf thotë se sot çdokush e komenton Kuranin, duke menduar se di ta bëjë këtë, por ai thotë se këtë nuk e bëjnë edhe ata që ndoshta vite të tëra ia kushtojnë studimit të Kuranit. /zeri/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat