Kometa nga “bota tjetër” do të vizitojë sistemin diellor

Speciale

Kometa nga “bota tjetër” do të vizitojë sistemin diellor

Më: 17 tetor 2014 Në ora: 22:10

Qiejt do të “mirëpresin” një ngjarje të rëndësishme këtë javë, e cila ndodh vetëm një herë në një milionë vjet, raporton "CBC News"

Pritet që një kometë në madhësinë e një mali të vogël, të kalojë pranë Marsit ditën e diel, në një afërsi prej 87 mijë miljesh (rreth 140 mijë kilometrash), me shpejtësi 126 mijë kilometra në orë.

Pesë eksploruesit robotikë të NASA-s në Mars po bëhen gati për të filmuar kometën e quajtur “Siding Spring”, e cila do të bëjë vizitën e saj të parë në brendësi të sistemit diellor. Tashmë, një anije evropiane dhe një indiane kanë rrethuar planetin e kuq për të dëshmuar ngjarjen e rrallë.

Kelly Fast, shkencëtari i programit të NASA-s tha se “i kemi kryqëzuar gishtat për imazhet e para të kometës nga sipërfaqja e një bote tjetër”.

“Siding Spring” do t’i afrohet Marsit pasditen e së dielës me kohën Lindore. Pamjet më të qarta nga toka, me dylbi ose teleskop do të mund të merren nga hemisfera e Jugut, Afrika e Jugut dhe Australia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat