Historia e shqiptarit që u shpall “Qytetar Nderi” në Itali

Speciale

Historia e shqiptarit që u shpall “Qytetar Nderi” në Itali

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 19:50

Të dridhura dhe lot. Fjalët mezi i dalin nga goja dhe formojnë fjalitë. Shumë emocione e kanë pushtuar Petrit Kozelin, shqiptarin nga Italia dhe italianin nga Shqipëria, i cili mban kombësi të dyfishtë në zemër dhe në mëndje. Aq shqiptar sa edhe italian. Më parë punonte si fotograf pranë zyrave shtetërore në Tiranë. Sot punon si këpucar në rrugën Orefici në Itali dhe prej disa javësh është shpallur “Cavaliere al Merito” (Qytetar Nderi) i Republikës Italiane. Shumë emocione e përshkojnë. “Do të doja t’ia dedikoja këtë nderim që më është bërë të gjithë atyre që sillen me dinjitet dhe ndershmëri në këtë shtet, shqiptarë dhe jo shqiptarë qofshin, të gjithë”, ka thënë ai. Nëse gëzimi është provat, mesazhi është i përgjithshëm dhe tepër publik: “Kjo është një dëshmi se kush sillet në mënyrën e duhur, respekton ligjin, jo vetëm mirëpritet nga të tjerët, por edhe vlerësohet”. Dhe në fakt është e vërtetë. Çmimi i marrë nga ai është vetëdijësim që “Shteti është i kujdesshëm dhe i ndjeshëm ndaj personave korrekt”. Ai ecën përpara me kokën lartë dhe pa frikë. “Kurrë nuk jam ndier i diskriminuar në kuadër të racizmit”, përsërit herë pas here Petriti., i cili jeton në Itali prej 23 vitesh. Petriti dhe gruaja e tij, Zhuljeta, e cila në Bashkinë e Tiranës ishte drejtoreshë në zyrën e gjendjes civile, kanë mbërritur në Itali nëpërmjet avionit dhe me vizën e ambasadës në pasaportë. Nuk erdhën për të gjetur Amerikën në këtë pjesë të Adriatikut, por për të kuruar djalin e tyre, Eltjonin nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Italia e shëroi dhe e mirëpriti këtë familje. Edhe pse iu desh ta nisnin nga e para dhe gjithçka për ta nuk ishte aspak e thjeshtë, vetëm duke punuar në mënyrë të rregullt e duke qenë konform rregullave e ligjit, arritën të kapërcejnë çdo vështirësi e të ndodhen në pozita të tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat