Zbulimi i rrallë, si u gjetën fosilet e gjalla

Speciale

Zbulimi i rrallë, si u gjetën fosilet e gjalla

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 11:35

Inxhinierët që hapnin tunelin e madh hekurudhor nëpër malet midis Saint Dizier dhe Nancy në Francën veri-lindore në 1856 përdornin eksplozivë. Ata ndeshën një shkëmb të madh gëlqeror të Jurasikut, hapën vrimat në këtë shkëmb, vendosën eksplozivin, plasësit dhe u larguan. Ideja ishte që ta ndanin shkëmbin më dysh.

Ata bënë shpërthimin dhe pritën deri sa të largohej reja e pluhurit. Punëtorët pastaj u afruan me kazma dhe lopata në duar. Shkëmbi ishte ndarë më dysh ashtu siç ishte planifikuar. Punëtorët u afruan dhe përdorën qysqit për t’i larguar copat e shkëmbit dhe për t’i ngarkuar në vagona për t’i hedhur më tutje. Ata nuk kishin filluar mirë punën kur u tërhoqën papritur të tmerruar. Nga e çara e shkëmbit po dilte një zog i zi. Zogu ishte sa një patë, por kishte një sqep të gjatë egërsire me dhëmbë mjaft të mprehtë. Katër këmbët e gjatë të zogut përfundonin me kthetra të mprehta, të cilat lidheshin me një cipë të trashë lëkure që ndriçonte prej një shtrese vaji të trashë. Zogu, dalëngadalë, filloi të fërgëllonte, zgjati krahët dhe me sqepin që i cicëronte filloi të përpëlitej i dëshpëruar për shkak të ajrit tërë pluhur. Bëri një përpjekje të dobët që të fluturonte, por mundi të bënte vetëm rreth dy metra dhe ra përtokë i ngordhur nga mbytja. Punëtorët e morën trupin e zogut të ngordhur në qytetin më të afërt, Grei, dhe e çuan në muzeumin e historisë njerëzore, ku një ekspert i shtangur deklaroi menjëherë se ai ishte një pterodaktyl parahistorik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat