Ja si jane freskuar njerezit para se te shpikej kondicioneri

Speciale

Ja si jane freskuar njerezit para se te shpikej kondicioneri

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 08:46

Njerëzit që jetojnë në lindjen e mesme, me sukses përballen me vapën ndër shekuj, pa përdorimin e kondicionerëve. Mjetet e tyre për freskim përbëhen nga balta, pluhuri, guri dhe kashta. Shtëpizat e ndërtuara me këto materiale i freskojnë sirianët nga viti 3.700 p.e.s. Ndërtesat janë ekologjike, por edhe duken interesante. Ato përdoren edhe sot. Shtëpizat-shporta mund të gjenden në shkretëtirat dhe qytetet më të nxehta. Zakonisht gjenden në vendet rurale, por fshatra të tëra me shtëpi të tilla ka edhe në qytetin më të madh të Sirisë, Alepo, i cili ka qenë i populluar nga mileniumi i 6-të p.e.s. Këto shtëpi përdoren për të jetuar dhe për të ruajtur materiale. Ndërtohen me materiale që gjenden në rrethinë, ndërsa muret e trasha e ruajnë temperaturën e ulët brenda kur jashtë është shumë më nxehtë. Maja e çdo ndërtimi ka hapje të vogël që lëshon dritë. Këto shtëpiza me shekuj i kanë mbrojtur udhëtarët nga shkretëtira dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat