Zona të ndaluara në planet: Këto vende asnjëherë nuk vizitohen

Speciale

Zona të ndaluara në planet: Këto vende asnjëherë nuk vizitohen

Më: 30 qershor 2014 Në ora: 08:13

Ja disa vende në planetin tonë ku njerëzit nuk kanë të drejtë të shkojnë.

Zona 51 – Milder dhe Skili shpesh e vizitojnë këtë zonë, por vetëm në serialin Dosie X. Kjo zonë është nën kontroll të rreptë nga qeveria amerikane dhe ndodhet në pjesën jugore të Nevadës. Bëhet fjalë për një bazë. Detyra kryesore e bazës është të sigurojë zonën për trajnim ushtarak dhe testim të armëve të reja. Siguria e rëndë dhe qasja e vështirë në bazë, me paralajmërimet se autoritetet amerikane asnjëherë nuk e kanë pranuar se egziston kjo zonë, e bëjnë edhe më tepër intriguese dhe tërheqëse për ata që janë të interesuar në lidhje me teoritë konspirative. Edhe pse është një bazë ushtarake e projektuar për testimin e armëve të reja, disa zëra thonë se punohet në një kërkim shkencor në të cilën komunikohet me jashtëtokësorët. Është e rrethuar rreth e përqark ku të vendosura ka mbishkrime ku shkruan se secili që futet pa leje do të qëllohet pa asnjë paralajmërim.

Dhoma39 – definitivisht organizata më misterioze në Korenë Veriore. Supozohet se bëhet fjalë për një organizatë e cila ruan stabilitetin ekonomik të dinastisë Kim. Besohet se kjo organizatë menaxhon 20 llogari në Kinë dhe Zvicër, të cilat më pas përdoren për larjen e parave, falsifikim dhe kativitete tjera ilegale. Ajo që dihet është se kjo organizatë kontrollon 120 kompani dhe nën kontroll të Kim Jong Un.

Mount Weather Emergency Operation Centar – shpesh nëpër filma kemi parë se egziston një vend ku fshihet presidenti i Shteteve të Bashkuara me ndihmësit e tij më të afërm. Ky vend metëvërtetë egziston dhe ka një funksion të tillë. Është ndërtuar në vitin 1950 gjatë luftës së ftohtë por punon edhe sot e kësaj dite. Ky vend është shpresa e fundit si dhe është përplot me sekrete.

Tempulli i madh ISE – bëhet fjalë për njëk ompleks me 100 tempuj të cilat konsiderohen si vendi më i shenjtë në Japoni. I është përkushtuar perëndeshës së diellit – AMATERAS dhe ekziston nga shekulli 4 para erës sonë. Për tempullin kryesor besohet se përmban artefaktet më të rëndësishme të historisë së Japonisë, pasqyrën Naiko për të cilën besohet se pronarit të saj i jep një fuqi të veçantë. Tempujt rrënohen dhe më pas përsëri ndërtohen në çdo 20 vite, duke ndjekur idenë Shintoistike për vdekjen dhe ringjalljen. Qasje në këtë tempull kanë vetëm priftërinjtë suprem, dhe ata duhet të jenë nga familja mbretërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat