Çfarë po ndodh me njerëzimin? - Bota Sot
Çfarë po ndodh me njerëzimin?

Speciale

E hënë, 24 shtator 2018

Çfarë po ndodh me njerëzimin?

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:21
Foto Ilustrim

Hendeku mes super të pasurve dhe atyre që mbijetojnë po thellohet në mënyrë të frikshme nëpër botë/ Janë më shumë se 2.000 miliarderët që renditen në listën e më të pasurve në botë sipas të dhënave të fundit që publikon revista Forbes. Vlera totale e pasurisë së “një grushti njerëzish” krahasuar me numrin total të popullsisë në glob arrin shifrën tronditëse prej 9.1 trilion USD, duke u rritur me 18% nga viti i kaluar.

Është karakteristike se 20 njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri me vlerë 1. 2 trilionë dollarë, një shumë ekuivalente me GDP-në vjetore të një shteti të madh si Meksika.

Njeriu më i pasur në botë këtë vit konfirmohet, Jeff Bezos. Aksionet e Amazon u rrit me 59% në 12 muajt e fundit ose me 39.2 miliardë dollarë. Bezos ka kaluar lehtësisht Bill Gates, i cili është në vendin e dytë. Pasuria e bashkë-themeluesit të Microsoft llogaritet në  90 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë renditet biznesmeni Warren Buffet, CEO i Berkshire Hathaëay, me një pasuri prej 84 miliardë dollarë.

Francezi Bernard Arnault i mallrave të luksit LVMH, kishte vitin e dytë më të mirë pas Bezos. Ai është europiani më i pasur që nga viti 2012 dhe i katërti më i pasur në botë me një pasuri prej deri në 72 miliardë $.

I pesti dhe i gjashti janë të Mark Zuckerberg i (Facebook) dhe Amancio Ortega i kompanisë (Zara) me 71 dhe 70 miliardë $ respektivisht. Ma Huateng është njeriu më i pasur në Azi, dhe renditet i 17-ti  në botë, në sajë të kompanisë ËeChat Tencent, i cili është një aplikim i mesazheve sociale me pothuajse 1 miliardë përdorues aktiv.

Presidenti amerikan Donald Trump renditet në vendin 766  nga i 544 që ishte vitin e kaluar me pasurinë e tij që vlerësohet në 3.1 miliardë USD,  400 milionë më pak  se një vit më parë kur filloi mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test