A është kjo kullë në Mars?

Speciale

A është kjo kullë në Mars?

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:42
Imazhe të reja të çuditshme të Marsit

Imazhe të reja të çuditshme të Marsit sugjerojnë se jashtëtokësorët mund të jenë duke ndërtuar kulla mbi sipërfaqen e planetit, sipas disa teoricientëve konspirativë.

Një satelit i NASA-s, ka kapur në fotografi një objekt të madh sferik në planetin e kuq, shkruan Daily Mail.

Sfera dukej e vendosur në një nga liqenet e thara të marsit.

Kjo fotografi u bë nga MRO (Mars Reconnaissance Orbiter).

Gjuetarët e jashtëtokësorëve të MarsMoonSpaceTV ishin ata të cilët e vunë re sferën e ndritshme, që e vë në hije sipërfaqen e Marsit.

Megjithatë, ekspertët pohojnë se është vetëm një rruazë Martiane.

“Një numër i proceseve të drejtpërdrejta gjeologjike mund të bëjnë forma rrethore”, tha doktor Hap McSween, një anëtar i skuadrës shkencore të Universitetit të Tennessee-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat