Djali nuk i tregoi se burri i vdiq, nënë e bir përlotin të gjithë shqiptarët - Bota Sot
Djali nuk i tregoi se burri i vdiq, nënë e bir përlotin të gjithë shqiptarët

Sociale

E shtunë, 23 qershor 2018

Djali nuk i tregoi se burri i vdiq, nënë e bir përlotin të gjithë shqiptarët

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:14
E gjithë kjo ka filluar në dhjetor të vitit 2016, kur papritur ndahet nga jeta babai i Uranit megjithse kishte 16 vite që nuk ngrihej nga krevati.

Nuk i ka ndalur lotët thuajse gjatë gjithë rrëfimit të tij 54 vjeçari nga Dibra, Uran Sejdini. Ai kishte ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan për të ftuar Beglien, të ëmën e moshuar pasi një brengë e madhe e ka trazuar shpirtin shpirtin e tij dhe nuk e le të qetë prej dy vitesh.

E gjithë kjo ka filluar në dhjetor të vitit 2016, kur papritur ndahet nga jeta babai i Uranit megjithse kishte 16 vite që nuk ngrihej nga krevati. Për shkak se e ëma ishte po ashtu e shtruar në spital dhe në gjendje të rëndë, lajmin për humbjen e bashkëshortit nuk i’a dhanë në kohë.

Ajo nuk ia fali kurrë Uranit që nuk i mundësoi që të ishte afër bashkëshortit për t’i mbyllur sytë. Gjithë këtë mërzitje ajo i’a ka shkarkuar djalit të saj duke i folur ashpër e duke e bërë fajtor. Por Urani ka shpjeguar se ia ka mbajtur të fshehtë që të mos rrezikonte ndonjë fatkeqësi nga ky lajm i hidhur që do merrte Beglija.

“Për 50 vite e mbajta burrin tim dhe për 16 vite në shtrat dhe ti nuk më solle që t’ia mbyll sytë për herë të fundit” i ishte shprehur e ëma pak para se të përcillte të shoqin për në banesën e fundit. Që atëherë ajo ka ndryshuar shumë duke u bërë më nevrike e të mos ketë më atë dobësi që ka patur për djalin e saj të vetëm Uranin. Megjithse është përpjekur shumë herë për t’ia shpjeguar se kjo që ka ndodhur është fati i paracaktuar, ajo e ka përmendur vazhdimisht si një faj të djalit të saj.

Beglija nuk e ka fshehur nostalgjinë e saj për bashkëshortin e ndarë nga jeta por as i ka ndalur lotët nga mesazhi i djalit. “Nëse ti e ndien që unë nuk jam fajtor, të lutem më premto që nuk do ma përmendësh më derisa të jesh gjallë”, i është drejtuar Urani të ëmës. Ajo nuk është menduar shumë por pasi ka fshirë lotët i ka thënë e vendosur “të kam falur dhe nuk ta kujtoj më asnjëherë”.

Urani është ndier i çliruar nga kjo barrë e cila aq shumë po e mundote sa kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës. Si shenjë mirënjohje për këtë “falje” nga ana e nënës, Urani i ka puthur dorën i ulur në gjunjë. Nga sot gjërat do jenë më ndryshe për nënë e bir sepse në fund të fundit të gjithë e dimë se jeta dhe vdekja nuk është në dorën tonë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test