“Të faleminderit që ishe një baba i dytë për mua”. Falenderimi për vëllain dhe takimi i ëndrrave me “Elita 5” - Bota Sot
“Të faleminderit që ishe një baba i dytë për mua”. Falenderimi për vëllain dhe takimi i ëndrrave me “Elita 5”

Sociale

E enjte, 16 gusht 2018

“Të faleminderit që ishe një baba i dytë për mua”. Falenderimi për vëllain dhe takimi i ëndrrave me “Elita 5”

Më: 20 maj 2018 Në ora: 07:18
Geni rrëfeu në studio se Eduardi e kishte mbajtur gjithmonë pranë, duke i plotësuar çdo dëshirë

Surpriza e fundit në programin ”Dua të të bëj të lumtur” ishte rezervuar për Eduardin, djalin nga Kukësi. Ai ishte ftuar në program nga vëllai i tij, Geni, i cili dëshironte që ta falenderonte për gjithçka që vëllai më i madh kishte bërë për të.

Geni rrëfeu në studio se Eduardi e kishte mbajtur gjithmonë pranë, duke i plotësuar çdo dëshirë. Madje Eduardi kishte marrë përsipër edhe pozicionin e kryefamiljarit, pas humbjes së babait të tyre.

“Je gjithçka për mua, më ke qëndruar gjithmonë pranë. Nuk e kisha menduar se do të kisha kaq shumë emocione, por dua të them faleminderit. Nuk dua që të të mbetet peng që nuk ishe atë ditë pranë babit, ti je dhurata më e bukur që më kanë bërë prindërit. Falë teje jam ky që jam!”.

Ky mesazh e përloti Eduardin, i cili u shpreh: “Në fakt unë nuk kam bërë asgjë, përveç detyrës si një vëlla i madh, që i përkushtohet familjes”.

Për ta bërë të lumtur Eduardin dhe për t’i plotësuar një dëshirë të hershme të tij, Arbana Osmani kishte ftuar në program grupin legjendar “Elita 5”. Ata performuan dhe kënduan një kolazh me këngët e tyre më të njohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test