Skamnori i paralizuar dhe i vetmuar nga Kumanova kërkon ndihmë - Bota Sot
Skamnori i paralizuar dhe i vetmuar nga Kumanova kërkon ndihmë

Sociale

E premte, 17 gusht 2018

Skamnori i paralizuar dhe i vetmuar nga Kumanova kërkon ndihmë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 23:26
Skender Zymberi

Më shumë se një vjet Skender Zymberi, nga Çerkezi i Kumanovës, jeton në këtë gjendje. Ai është paralizuar nga i ftohti dhe tani nuk mund të ecë.

Skenderi nuk është as i martuar, nuk ka të ardhura mujore, ndërsa për për t’i siguruar ushqim, kujdesen të afërmit e tij dhe fqinjët.

“Jeta ime ndryshoj prej se u sëmura. Kjo ndodhi vitin e kaluar me 09 janar në ora 23:30 minuta, mbeta pa vetëdije diku 16 orë në tokë. Sepse isha i ulur në një karrige, isha duke u nxehur dhe si isha i ulur dhe 16 orë në atë temperaturë të ftoftë minus 26 gradë. Më ndihmuan fqinjët dhe thirrën ndihmën e parë. Unë kam sëmundjen e boshtit kurrizor, dhe sëmundja ime është e pa shërueshme ashtu më kanë thënë mjeket. Unë edhe ilaçet nuk mundem t’i blej , po më ndihmojnë të tjerët. Unë as ndihmë sociale nuk marr edhe bukën që ha ma sjellin komshinjtë dhe familjarët e mi”, tha Skender Zymberi.

Skenderi kërkon nga personat human qe t’ia sigurojnë një karrocë elektrike, qe të mund të dalë nga shtëpia i vetëm pa ndihmën e tjetër kujt.

“Kisha dëshirë të kam një karrocë prej elektriku, më kanë thënë se është shumë shtrenjtë për ta blerë, por dëshira ime ishte ta kisha dhe të eci me atë. Dita ime kalon çdo ditë i shtrirë , pa televizion deri tash isha ma dhuruan një dashamir imi, unë me dhimbje zgjohem dhe me dhimbje e pres natën, shpesh e thirri ndihmën e par dhe marr injeksione dhe infuzione”, tha Zymberi.

Ai po jeton i ngujuar në dhomë.

Shtëpia është e gjitha me muret e çara, me çka jeta e tij po rrezikohet akoma më shumë.

E lamë Skenderin të shtrirë në divan, me shpresën se njerëzit human do të trokasin në derën e tij, për ta ndihmuar atë më çfarë do që të jetë. +38979253901

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test