“Më fal që të lashë vetëm kur kishe nevojë për mua”. Mamaja dhe motra i kërkojnë falje Anxhelës - Bota Sot
“Më fal që të lashë vetëm kur kishe nevojë për mua”. Mamaja dhe motra i kërkojnë falje Anxhelës

Sociale

E shtunë, 23 qershor 2018

“Më fal që të lashë vetëm kur kishe nevojë për mua”. Mamaja dhe motra i kërkojnë falje Anxhelës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 06:46
Mesazhi që ato kishin për Anxhelën ishte që ajo kurrë nuk do të ishte vetëm dhe se familja e saj do ta donte gjithmonë.

Historia e dytë që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte një histori dashurie midis familjes, por jo vetëm. Ishte pikërisht historia e Anxhelës, vajzës 20-vjeçare e cila kishte menduar që familja nuk e donte.

Prindërit dhe motrat e Anxhelës ishtë mërzitur kur kishin mësuar se fëmija që do të vinte në jetë ishtë një vajzë, pasi ata dëshironin që të kishin një djalë. Madje shpesh herë motrat me shaka i thonin që ne donim një vëlla.

Edhe pse familja ia shfaqte dashurinë në çdo moment Anxhela përsëri mendonte se ata nuk e donin.

Për këtë arsye nëna e saj, Myzejeni dhe motra e madhe, Anila kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ato dëshironin t’i kërkonin falje Anxhelës që e kishin lënë vetëm kur ajo kishte nevojë më shumë për ta si dhe për t’i kërkuar falje që e kishin vendosur të zgjidhte midis tyre dhe Andreit, të dashurit të saj.

Mesazhi që ato kishin për Anxhelën ishte që ajo kurrë nuk do të ishte vetëm dhe se familja e saj do ta donte gjithmonë.

“Unë jam këtu për t’i thënë Anxhelës që ne e duam shumë, jo vetëm unë dhe babi por e gjithë familja. Pas 4 vitesh ajo ishte lidhur me Andrein dhe na kërkoi që të bashkëjetonte me të, por ne nuk ishim dakord sepse përparësi kishte shkolla në fillim. Nëse na premton që do vazhdojë shkollën ajo mund të bashkëjetojë me Andrein”, – ishin fjalët me të cilat mamaja iu drejtua Anxhelës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test