Fermeri: Nuk më japin subvencion pasi fidanët i kam me standarde europiane - Bota Sot
Fermeri: Nuk më japin subvencion pasi fidanët i kam me standarde europiane

Sociale

E shtunë, 26 maj 2018

Fermeri: Nuk më japin subvencion pasi fidanët i kam me standarde europiane

Më: 15 prill 2018 Në ora: 12:42
Fier

Lutfi Gjeli, fermeri nga fshati Sheq Musalalaj në Fier, aplikon prej 4 vjetësh për subvencion, por asnjëherë nuk ka mundur ta përfitojë atë. Fermeri kultivon domate për salcë. Prodhimin e shet në Itali. Përveç domates, kultivon edhe fruta e perime të tjera.

Ai ka 1 hektar e gjysmë tokë të mbjellë dhe plotëson kushtin për sipërfaqen prej jo më pak se 5 dynymë për të fituar subvencion, megjithatë Lutfiu thotë se e kanë skualifikuar për shkak të fidanëve të domates që i blen në Itali, brenda standardeve europiane.

“Aplikova para 4 vitesh. Më nxorën në vendin e 24 në rang qarku, por në fund nuk më dhanë asnjë lek. Ishte më shumë për simpatizantët subvencioni. Unë kam një sipërfaqe të konsiderueshme dhe nuk përfshihem fare, nuk pranojnë as që të aplikoj”, tregon Lutfiu.

Megjithë vështirësinë e çmimeve të larta të pesticideve, frezimit dhe plugimit të tokës, nga aktiviteti i Lutfiut përfitojnë edhe disa familje në fshat.

“Çmimi i plehut dhe pesticideve është i lartë, ndërsa cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Punëtorët që punojnë te unë janë më mirë nga unë nga ana financiare. Unë punoj edhe me luleshtrydhe, por nuk i kanë futur luleshtrydhet në skemën e kreditimit”, shprehet fermeri.

Lutfiu thotë se si ai, në Frakull ka shumë fermerë që nuk përfitojnë subvencion nga shteti, pavarësisht se i plotësojnë të gjitha kushtet për të përfituar nga skema.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test