Dikur vrasës dhe i droguar - Bota Sot
Dikur vrasës dhe i droguar

Sociale

E hënë, 25 qershor 2018

Dikur vrasës dhe i droguar

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 20:41
Bekim Krasniqi

Për shumë vjet me radhë u pagua për vrasje, vjedhje, krim të organizuar dhe shitje të substancave narkotike.

Ani pse shumë i ri në moshë, ai në Australi njihej si personi dominant  i keq-bërjes dhe veprave penale.

Bekim Krasniqi nga Prishtina rrëfen për Tribuna Channel periudhën më të rëndë të jetës së tij.

Për pesë vjet me radhë ai ishte përdorues i rregullt  i substancave narkotike.

Ndonëse  në Australi ishte pa familje, ai ishte në gjendje të bënte gjithçka për të siguruar drogë, kjo e shtynte edhe drejt vrasjeve të shumta.

Pas kryerjes së dënimit ai u soll në vendlindje.

Edhe këtu ishte i vetëm.

E këtë periudhë Krasniqi e përjetoi më së rëndi.

Veprat e njëjta i vazhdoi edhe këtu.

Fqinjët e tij e kishin referuar tek Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë.

Që nga viti 2004, Krasniqi kishte filluar trajtimin në këtë qendër.

Drejtori i kësaj qendre, Sami Rexhepi tregon për Tribuna Channel, se sa e vështirë ishte të trajtohet një rast i tillë.

E nuk është ky rasti i vetëm.

Rexhepi madje thotë se shpeshherë kanë mungesë të barnave.

Bekim Krasniqi nga Prishtina falënderon këtë qendër, që për herë të dytë e solli në jetë.

Por, ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test