Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Gjermani, shumica 14 vjeçar

Gjermania

Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Gjermani, shumica 14 vjeçar

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:25
Ilustrim

Një bandë që merrej me vjedhje dhe me shitje të dozave të vogla të drogës u arrestua nga policia gjermane.

Dy persona, një 45 vjeçar dhe një 21 vjeçar, emigrantë u arrestuan nga policia, ndërsa 13 të tjerë u arrestuan përkohësisht pasi nuk “mbulohen” nga ligji penal për të rriturit.

Sipas medieve gjermane, anëtarët më të rinj të grupit janë në klasë të tetë, vetëm 14 vjeçar, kryesisht me origjinë shqiptare.

Dymbëdhjetë persona u liruan menjëherë për shkak të moshës së tyre, pasi u morën në pyetje.

Arrestimet u kryen në qytetin Euskirchen dhe banda vidhte kryesisht telefona celularë, aktivitet i kryer gjatë muajve të fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat