“The Economist”: Ja pse Rusisë i intereson lufta në Ukrainë

Religjion

“The Economist”: Ja pse Rusisë i intereson lufta në Ukrainë

Më: 12 shkurt 2015 Në ora: 21:26

Për të dobësuar e përçarë Perëndimin apo për të larguar vëmendjen nga varfëria e madhe që ka kapur Rusinë vitet e fundit? Këto janë dy ndër tezat kryesore të një editorial të fundit të publikuar nga prestigjiozja “The Economist”.

Editoriali i plotë:

Shumë perëndimorë e shohin luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë si mistike. Kjo situatë ka çuar ekonominë ruse në kaos dhe drejt izolimit ndërkombëtar. Pra, pse Moska lufton kaq fort për një pjesë tjetër territori. A është kjo pjesë e një strategjie për të përçarë dhe dobësuar perëndimin, një paranojë irracionale për një kërcënim nga jashtëm që i kanoset Rusisë apo një përpjekje e dëshpëruar për të hequr vëmendjen e brendshme për dështimin politik dhe ekonomik të regjimit?. Kremlini aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në rebelimin e tyre në dy nga provincat më lindore të Ukrainës, Lugansk dhe Donjetsk. Rebelët me mbështetjen e fortë ushtarake të Rusisë shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë dhe vazhdojnë dhe aktualisht të avancojnë në pjesën tjetër të Ukrainës pavarësisht armëpushimit të vendosur nga marrëveshja në Minsk, shtatorin e vitit të kaluar.

Ukraina po e humbet luftën dhe ka dëshpërimisht nevojë për ndihmë ushtarake dhe financiare nga perëndimi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme ta furnizojnë me armë, por fillimisht presin nëse do të ketë rezultat marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës. Janë të paktë ata jashtë Rusisë që besojnë justifikimet e Kremlinit për luftën. Rustë në Ukrainë nuk po persekutoheshin, qeveria e Kievit nuk është fashiste. Tri teoritë kryesore për arsyet që e shtyjnë Vladimir Putin të mbajë këtë qëndrim janë: e keqe, e çmendur ose e trishtuar. Mbrojtësit e teorisë së të keqes mendojnë se Rusia po komploton për të dobësuar perëndimin, të përçajë Europën dhe të ç’orientoje Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbështetësit e teorisë së çmendurisë mendojnë se kjo është shumë e vetëkënaqshme.

Putin, si shumë autokratë të tjerë para tij, ushqehet nga një koktej ideologjik i neo-nacionalizmit. Pra udhëhiqet nga nostalgjia sovjetike dhe imperializmi rus. Kampi që mbështet teorinë e trishtimit mendon se baza e gjithë kësaj situate është dobësia e Rusisë. Një ekonomi e ngecur, korrupsion masiv, infrastrukturë e rrënuar dhe iluzionet që vijnë nga elita janë problemet e vërteta për liderin rus.

Të tre këto teori nuk e përjashtojnë njëra tjetrën pasi kanë elemente të së vërtetës. Ato kanë vetëm një të madhe të përbashkët: ofrojnë pak shpresa për Ukrainën. Pavarësisht nëse Putin po destabilizon vendin në mënyrë cinike për të poshtëruar perëndimin, apo ai i trembet se Ukraina një ditë mund të jetë një model i suksesshëm europian, apo i frikësohet opinionit publik në vend, kjo nuk përbën ndonjë zgjidhje për familjet e mijëra viktimave apo për miliona njerëz që aktualisht përballen me varfërinë dhe skamjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat