Lulije Abiu, nëna që bën diferencën, me 8 fëmijë - Bota Sot
Lulije Abiu, nëna që bën diferencën, me 8 fëmijë

Shqipëria

E shtunë, 22 shtator 2018

Lulije Abiu, nëna që bën diferencën, me 8 fëmijë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:58
Lulije Abiu

Numri i lindjeve në vend ka rënë në mënyrë drastike, aq sa Lulije Abiu bën dhe diferencën e rrallë. Ajo është nga Kukësi dhe bashkëshorti i saj nga Dibra. Fëmija i tyre i tetë erdhi në jetë në maternitetin e Lushnjës.

Djali i Lulijes 31 vjeçe gëzon shëndet të plotë dhe vjen si vëllai 4 djemve të tjerë dhe i tre vajzave. Fëmijën e parë e lindi kur ishte 21 vjeç dhe Lulija dhe bashkëshorti i saj duan 10 fëmijë.

Me një mesazh do t’ua bëjë të lehtë dhe çifteve të reja

“S’duhet të kesh frikë, se fëmija nesër të del krah”, shprehet ajo.

Prej disa vitesh jetojnë në Mërtish të Lushnjës, ku merren me blegtori e bujqësi.

Dhe me shumë vëllezër dhe motra kujdesi për më të voglin nuk mbetet vetëm tek prindërit. Ata thonë se lumturia më e madhe për ta është shëndeti i fëmijëve, të ushqyer të gjithë me qumësht gjiri.

Lindja e fëmijës së tetë nga Lulija duket unike, pasi çiftet nuk janë të prirura të lindin më shumë se dy fëmijë. Në maternitetin e Lushnjës këtë vit numri i lindjeve është përgjysmuar në krahasim me një vit më pare; 517 lindje nga një mijë që kanë qenë në 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test