Ka përfunduar takimi mes ambasadores Romana Vlahutin dhe artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në takimin me Vlahutinin moren pjesë Alert Çeloaliaj, Neritan Liçaj, Robert Budina, Sesilia Plasari…etj
Në përfundim të takimit, Çeloaliaj u shpreh se ata kanë marrë nga Vlahutin konfirmimin se BE-ja është duke marrë në shqyrtim ligjin e kaluar në vend.
“Falenderoj ambasadoren Vlahutin që na priti. Ia bëmë të qartë se jemi kundër shembjes së Teatrit dhe projektit të PPP-ve. Ky nuk do të jetë takimi i fundit që ne do të kemi me përfaqësues të BE-së”, u shpreh Çeloaliaj.
Çeloaliaj i bëri thirrje edhe presidentit Ilir Meta, që të mos e dekretojë ligjin
“Jemi kundër shembjes, kundër tjetërsimit të pronës publike…
I drejtohemi Presidentit që të bëhet garant i të drejtave kushtetuese i qytetarëve të Shqipërisë…të mos e dekretoje ligjin”, u shpreh ai.