Çfarë importon Shqipëria nga Koreja e Veriut - Bota Sot
Çfarë importon Shqipëria nga Koreja e Veriut

Shqipëria

E martë, 21 gusht 2018

Çfarë importon Shqipëria nga Koreja e Veriut

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:10
shkëmbime tregtare

Pavarësisht distancës, sanksioneve dhe mungesës së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria me Korenë e Veriut, vendin më të izoluar të botës, ka shkëmbime tregtare, paçka se vetëm nga një kah, importet.

Të dhënat e Instat tregojnë se, eksportet tona drejt vendit diktatorial janë zero. Importet ndërkohë janë në vlera mjaft të vogla. Që nga viti 2005 e deri në vitin 2017, importet shqiptare nga Koreja e Veriut kapin vlerën e 313 milionë lekëve, që përkthehet në rreth 2.5 milionë euro.

Gjatë 5 viteve të fundit, importet janë ulur ndjeshëm, për të rënë në vetëm 4.3 milionë lekë në vit, shifër kjo krejtësisht e papërfillshme. Kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e thellimit të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, të cilat i ka aplikuar edhe vendi ynë.

Sa i përket produkteve që Shqipëria importon nga vendi më i izoluar i botës ato janë kryesisht makineri të rënda, mjete transporti, reaktorë nuklearë, apo plastikë, njofton scan.tv. Paçka se është një ndër vendet më të varfra në botë po të kemi parasysh mirëqenien e qytetarëve të saj, Koreja e Veriut ka një industri relativisht të zhvilluar. Sanksionet e perëndimit e kanë goditur rëndë këtë industri gjatë viteve të fundit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test