Meta uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Shqipëria

Meta uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:58
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ju ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë, Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta uron çdo besimtar mysliman në këtë muaj të shenjtë.

Ja mesazhi i Metës:

Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat