Lubonja: Ndryshimet në statut forcuan autoritetin dhe pushtetin e Bashës

Shqipëria

Lubonja: Ndryshimet në statut forcuan autoritetin dhe pushtetin e Bashës

Më: 30 prill 2018 Në ora: 23:07
Fatos Lubonja

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ analisti Fatos Lubonja komentoi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD si dhe ndryshimet në statut. 

Lubonja tha se ndryshimet që u bënë në statut e konsolidojnë më shumë autoritetin e Bashës në parti.

“Unë e shikoj në dy aspekte krizën e PD-së. Njëra ka të bëjë me atë që dikush e quan lufta për demokraci të brendshme, çështja e bashkimit të PD ose çështja e influacioneve ose jo. Problemi kryesor për tu formuar një parti, nuk është vetëm ana formale, por është aftësia për të pasur vizion.

Berisha erdhi në pushtet kur PD-ja ishte një lëvizje që po sillte ndryshim. Ajo që duhet të bëhet për të sjellë një ndryshim është lënë jashtë vështrimit edhe të Kuvendit edhe të partisë. Mendimi im është që ky ndryshim në statut e konsolidon më shumë autoritetin e Bashës dhe nevoja për të pasur një lidership, ndaj ky ishte një moment ku ai konsolidoi më shumë pushtetin”- tha Lubonja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat