Balla i drejtohet kreut të PD: Tavarish Luli! Basha: Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë

Shqipëria

Balla i drejtohet kreut të PD: Tavarish Luli! Basha: Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:48
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka kujtuar në seancën plenare 10-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, duke u shprehur se drejtësia e re do të çojë fajtorët atje ku u takon.

Duke i kujtuar dhe lobimin, ai e quan herë pas here kryetarin e opozitës, “Tavarish Luli”.

“Lulzim ke bërë mirë sot që Saliun nuk e ke lejuar të vijë në sallë e s’ia ke vënë emrin në listë për të folur se në fund të fundit në 10 vjetorin e Gërdecit do të ishte një krim i rëndë në pamundësinë që drejtësia deri sot të bëjë detyrën po në dritën e drejtësisë së re që po lind sigurisht që tragjedia e Gërdecit duhet të jetë një çështuje që duhet hetuar deri në fund për gjithë fajtorët për 26 jetë të humbura, e prona të dëmtuara, duhet të vihet aty ku u takon dhe fajtorët të shkojnë ku i takon. Tavarish Luli”, tha Balla.

Kurse kreu i PD, Lulzim Basha në replikën e tij tha se mungesa e kryeministrit Edi Rama në sallë tregon se sa seriozisht e ka ai këtë çështje.

Ai tha se Rama ka shkuar të takojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Rama nuk i ka prioritet ata njerëz sepse kur vjen në pushtet me paratë e krimit, nuk i ke prioritet. Ku ka shkuar tani? Të takojë Saimir Tahirin vjedhurazi nëpër spitale, si minj?! Se kanë vetëm sëmundje të shpikura, kokainën. Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë. Këtu sot jemi për ekonomimë, jemi për 30 mijë familje që nuk kanë asnjë thes miell dhe shesin gjak për fëmijët e parritur, të deformuar në trup dhe shpirt. Edi Rama që largohet prej këtej ka vetëm një prioritet: 25 milionë USD Ahmetaj për inceneratorët dhe që të mos japë përgjigje, shkon e ulet skutave me Saimir Tahirin apo pronarin e vërtetë të kokainës së Maminasit.  Ndaj është thirru këtu të japë përgjigje, ndërprite seancën dhe të vijë këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat