Rama takon kryeministrin kroat/ Ja çfarë diskutuan për ballist Morinën

Shqipëria

Rama takon kryeministrin kroat/ Ja çfarë diskutuan për ballist Morinën

Më: 25 janar 2018 Në ora: 19:37
ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos të Zvicrës një takim me homologun e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri kroat e siguroi Ramën për mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama bisedoi me homologun kroat edhe rreth çështjes se Ballist Morinës, për të cilin kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate. Kryeministri Plenkovic e siguroi zotin Rama se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Rama u takua gjatë forumit ekonomik të Davosit edhe me kryeministrin hollandez, Mark Rutte, me të cilin bisedoi mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat