Lëvizje të rëndësishme në PD, Basha thërret të gjithë drejtuesit në mbledhje

Shqipëria

Lëvizje të rëndësishme në PD, Basha thërret të gjithë drejtuesit në mbledhje

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 11:37
Mbledhja e PD-se

Prej disa ditësh skena politike shqiptare “gëlon” nën trysninë e shkaktuar nga publikimi i përgjimeve të grupit kriminal të Habilajve, ku është përfshirë dhe emri i ish ministrit Saimir Tahiri.

Një ditë më parë opozita zhvilloi një tryezë të përbashkët PD- LSI ku dhe u rakordua për aksionin politik që do të ndërrmarë opozita si një e vetme dhe e bashkuar. Pas kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama, njëri ndër liderët e opozitës, Lulzim Basha, ka vendosur të thërrasë në selinë blu, të gjithë drejtuesit e degëve të PD-së.

Mbledhja do të mbahet në orët e pasdites dhe pritet që të ketë një sërë udhëzimesh nga ana e kryedemokratit për drejtuesit e PD-së në qytetet e vendit. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë aksioni politik i demokratëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat